Ndërlidhjet

MOSKË


Shefi i Komitetit të jashtëm të Dumës shtetërore ruse, Konstantin Kosaçov ka vlerësuar se, pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, do të intensifikohen diskutimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.
- Ndarja e Serbisë dhe e Malit të Zi nuk paraqet precedent pasi, në fund të fundit, po bëhet me miratimin e të dy palëve. Megjithatë, nëse Kosova fiton pavarësi, do të ishte hera e parë në Evropën e pasluftës ku kufijtë shtetëror ndryshojnë pa miratimin e vendit, që është i involvuar në këtë proces, në këtë rast, Serbia. Kjo me të vërtetë do të ishte precedent që do të ketë konsekuenca për shumë situata të konflikteve, tha zoti Kosaçov. Deputeti i Dumës ruse ka thënë se statusi i Kosovës duhet të shqyrtohet në kornizat e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se në këtë aspekt do të respektohen "interesat e pakicës serbe në Kosovë, e cila nuk është e mbrojtur".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG