Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ish-komandanti suprem i NATO-s, Uesli Klark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s kundër caqeve serbe në vitin 1999 ka filluar një vizitë tre ditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Çeku.
Në takimin e parë që pati me kryeministrin e Kosovës gjenerali Uesli Klark tha se Kosova do të bëhet shtet i pavarur.
“Unë mendoj se ky vend do të bëhet i pavarur dhe do të ketë një të ardhme të ndritshme. Mendoj se ka popullatë të mrekullueshme dhe energjike, ka burime të mëdha natyrore dhe talente", tha gjenerali Klark, për të shtuar se me popullatën që ka Kosova do të jetë një nga vendet udhëheqëse jo vetëm në rajon.
“Ju do të jeni shtet udhëheqës në Ballkan, ndoshta në rajon. Në të vërtetë e ardhmja është e pakufi. Krejt varet se si e shikoni botën. Ndërsa ju si popullatë e re duhet të shikoni me shpresë nga e ardhmja”, tha ish komandanti suprem i NATO-s Uesli Klark.
XS
SM
MD
LG