Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kosova shumë shpejt do të bëhet e pavarur, por ajo duhet ta vazhdojë rrugën e drejtësisë dhe respektimit për të gjithë, tha sonte në Prishtinë gjenerali amerikan Uesli Klark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropën gjatë bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe. Gjenerali Klark, i cili gjatë ditës ka takuar udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, sonte në mbrëmje ka marrë çmimin Hasan Prishtina, për meritat për popullin e Kosovës.
Gjenerali Klark, i cili u prit para Teatrit Kombëtar nga disa qindra nxënës dhe qytetarë të tjerë, tha se nuk kishte qenë vetëm ai, por edhe administrata amerikane edhe qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s që ishin angazhuar në veprimet e pranverës së vitit 1999 kundër forcave të Millosheviqit.
Klark ka bërë homazhe në varrin e ish presidentit Rugova dhe në memorialin e familjes Jashari në Prekaz

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG