Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka falenderuar praninë ndërkombëtare në Kosovë për kontributin e tyre. Në ditën botërore të paqeruajtësve Çeku ka kujtuar të gjithë ata ndërkombëtarë që në qershorin e vitit 1999 erdhën në Kosovë për ta mbështetur vendin në ditët më të vështira.
“Lufta jonë për liri, demokraci e pavarësi vështirë se mund të imagjinohet pa prezencën ndërkombëtare, pa paqeruajtësit e botës, të cilët krahas nesh, po bëjnë përpjekjet fisnike për të ndihmuar Kosovën drejt ndërtimit të një shteti funksional e demokratik ku sundon ligji, toleranca dhe respekti për tjetrin", tha kryeministri Çeku.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG