Kryeministri i Irakut Nuri Kamil al-Maliki shpalli gjendje të emergjencës në qytetin jugor Basra, pas valës së vazhdueshme të dhunës atje, dhe u zotua se do t'i shtypë bandat që kërcënojnë sigurinë e qytetit.
"Ne ju themi me vendosmëri dhe sinqeritet se do t'i godasim me grushtin e hekurt bandat dhe ata që pengojnë sigurinë, ndërsa nga departamentet e sigurisë do të kërkojmë të hartojnë një plan efektiv dhe të shpejtë për të vendosur sigurinë", tha Al-Maliki.