Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se çështja e programit bërthamor të Iranit mund të shkojë në Këshillin e Sigurimit nëse Irani refuzon të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
"Gjëja më e mirë për iranianët është që të kuptojnë se nëse zgjedhin të mos pezullojnë pasurimin e uraniumit në mënyrë të verifikueshme, dhe nëse vazhdojnë t'i thonë botës: 'Nuk çajmë kokën për opinionet tuaja', atëherë bota do të veprojë e bashkërenduar, Hapi i ardhshëm i bashkërendimit do të jetë shkuarja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", tha presidenti Bush.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të presin dhe të shohin nëse Irani do ta rishikojë refuzimin e tij për të ndërprerë pasurimin e uraniumit.
Sot, Ministri i jashtëm i Iranit, Manucher Mottaki tha se Irani nuk do të heqë dorë nga e drejta për program bërthamor civil.
Po sot, përfaqësuesit e vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania, u takuan në Vjenë për të diskutuar ambicjet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG