Lideri shpirtëror i Iranit, Ajatollah Al Hamnei, u kërcënua se Irani do të çrregullojë furnizimin me energji në rajonit e Gjirit nëse vendi sulmohet nga forcat amerikane. Hamnei tha se Shtetet e Bashkuara duhet të dijnë pasojat e një sulmi ushtarak. "Nëse ju ndërmerrni një hap të gabuar në Iran, rrjedha e energjisë në këtë rajon do të rrezikohet seriozisht" ka thënë Hamnei, duke folur në ceremoninë e 17-të vjetorit të vdekjes së liderit të revolucionit islamik, Ajatollah Ruhollah Homeinit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.