Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk i ka pranuar kritikat që i janë bërë Rusisë për lirinë e mediave. Duke folur në kongresin e 59 –të, të Forumit të Asosacionit Botrorë të Shtypit, Putin tha se shumë vende në botë kanë dështuar së pranuari përparimet e mëdha që janë bërë në Rusi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. "Njerzit tanë kanë bërë zgjedhje të vetëdijshme drejt demokracisë. Liria e mediave mbetet garancë e rëndësishme e kësaj zgjedhje. Kjo është arrritje e çmuar në Kushtetutën e Rusisë", ka thënë presidenti Putin duke e quajtur ligjin për mediat si njërin ndër më liberalët në botë". Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Asosacionit Botrorë të Shtypit, Timothy Balding, ka thënë javën e kaluar se gjendja e tanishme e shtypi në Rusi nuk është inkurajuese. Në punimet e forumit çmimi "Pena e artë e lirisë" iu dha gazetarit Iranian Akbar Ganji.
XS
SM
MD
LG