Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Kosova po shkon drejt një pike të rëndësishme sa i përket statusit të saj, kurse rikthimi i bazës së KFOR-it në veri të Mitrovicës dhe dërgimi i policëve shtesë nuk don të thotë se bëhet fjalë për shkallëzim të situatës", ka deklaruar sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Ai i bëri këto komente sot në Bruksel pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. Lidhur me praninë e forcave të NATO-s në Kosovë, Rumsfeld tha se "të gjithë kemi hyrë së bashku, dhe të gjithë do të dalim nga Kosova". Ndërkaq, në një komunikatë të përbashkët të Ministrave të Jashtëm të NATO-s thuhet se "NATO do të mbetet e angazhuar në Kosovë derisa procesi i bisedimeve për statusit të përfundojë".Ata i kanë bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të bashkëpunojnë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për bisedimet, dhe të tregojnë shkathtësi gjatë këtij procesi.
XS
SM
MD
LG