Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen sot njoftoi se do të largohet nga detyra për t'iu bashkangjitur familjes.
"Do të largohem në një moment historik për Kosovën. Megjithate jam i bindur se procesi politik drejt statusit është në binarë", thuhet në deklaratën e tij.
"Fati i Kosovës është i qartë dhe kursi i ardhshëm drejt një shoqërie demokratike dhe shumëetnike, më shumë se kurdoherë është në duart e mira të njerëzve dhe udhëheqësve politikë të zgjedhur të Kosovës", tha Jessen-Petersen, i cili është pothuajse 2 vjet në krye të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Associated Press dhe Reuters njoftuan se dorëheqja e z. Jessen-Petersen vjen në kohën më të ndjeshme për Kosovën.
Nuk bëhet e ditur se kush mund të jetë pasardhësi i danezit Soren Jessen-Petersen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG