Ndërlidhjet

BEOGRAD


Forumi për Siguri dhe Demokraci ka paralajmëerur sot zyrtarët serbë të komunave në veri të Kosovës, si dhe autoritetet në Beograd se shpallja e njëanshme e masave të jashtzakonshme mund të ketë pasoja të paparashikueshme për popullatën serbe në Kosovë dhe shtetin e Serbisë.
Ai i ka bërë thirrje komunave të rishohin vendimin dhe konsideron se është e rrezikshme thirrja për punësimin e qindra policëve serbë nga komunat në fjalë. Forumi i ka bërë thirrje partive politike të serbëve të Kosovës që të distancohen nga krimi i organizuar serb në veri të Kosovës, i cili veprimet e veta shpesh i kamuflon dhe i cilëson si vërsulje të ekstremistëve shqiptarë.
XS
SM
MD
LG