Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Prishtinë ka arritur kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një vizitë treditëshe që është vizita e parë zyrtare e tij në Kosovë.
Pas homazheve që bëri te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ai më pas u takua me kryeministrin e Kosovës Agim Çeku.
"Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet pavarësinë e Kosovës, si dhe garantimin e të drejtave për serbët dhe pakicat e tjera në Kosovë", tha Berisha pas takimit me homologun kosovar.
Z. Berisha ka takuar edhe shefin e UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, ndërsa më pas do të takojë edhe presidentin Fatmir Sejdiu.
Në mbrëmje është paralajmëruar që z. Berisha të shpallet qytetar nderi i Prishtinës.
XS
SM
MD
LG