Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot në mëngjes është nisur për një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para nisjes ai tha se do të takojë ndër të tjera edhe sekretaren e shtetit Condolezza Rice, bashkë me kryeministrin Agim Çeku, i cili niset nesër për në Shtetet e Bashkuara ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurimit më 20 qershor. "Do të përcjell thjesht mesazhet e falënderimit të popullit dhe institucioneve të Kosovës për ndihmën e madhe të SHB për Kosovën dhe në të njëjtën kohë të kërkoj mbështetjen e mëtejshme që ata janë të gatshëm ta ofrojnë në vazhdimësi, tha presidenti Sejdiu para nisjes për në SHBA.
XS
SM
MD
LG