Ndërlidhjet

LUBJANË


Në kryeqendren e Sllovenisë ka vazhduar punimet konferenca kushtuar zhvillimit social dhe ekonomik të Kosovës.
Gjatë debateve të mbrëmshme Albert Rohan, zëvendës i emisarit special për statusin ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e pranueshme për shumicën.
Duke folur për ecurinë e bisedimeve në Vjenë, Albert Rohan ka thënë se qëndrimi serb është i ekskluziv dhe i pakuptueshëm, ndërsa qëndrimi i kosovarëve pragmatik dhe konstruktiv, por pa mundësi kompromisi.
Ndërkaq, koordinatori i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek mediumeve sllovene u ka thënë se asnjë lloj autonomie për Kosovën nuk vjen në konsiderim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG