Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha sot se ka vrarë njeriun që ka qenë dora e djathtë e ish liderit të Al Kaidës në irak, Abu Musab al-Zarqawi.
Gjeneral majori William Caldwell tha se Mansur Sulayman al-Mashhadani është vrarë të premten më 16 qershor nga forcat amerikane në jug të Bagdadit.
Po sot, ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se trupat e pajetë të dy ushtarëve amerikanë, që u rrëmbyen të premten, janë gjetur në jug të Bagdadit.
Gjeneral Abdul Aziz Mohammed tha se kufomat tregojnë se ushtarët janë torturuar e pastaj janë vrarë.
Ndërkohë në Tokio, kryeministri japonez Junichiro Koizumi i bëri të ditur planet për tërheqjen e trupave të këtij vendi nga Iraku. Prej vitit 2004, Japonia ka pasur rreth 600 ushtarë në pjesën jugore të Irakut.
XS
SM
MD
LG