Ndërlidhjet

VJENË


Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që qështjen e Kosovës ta zgjidhin përmes dialogut. Në një takim me një grup studentësh në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, presidenti Bush tha se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është inkurajimi dhe mbështetja e dialogut si dhe puna drejt një zgjidhje paqësore.
"Zgjidhja duhet të përmbushë nevojat e shumicës dhe gjithashtu të ketë parasyh edhe të drejtat e pakicave", ka thënë presidenti Bush për të shtuar se zgjidhja duhet të jetë "hap pas hapi".
XS
SM
MD
LG