Reportazh nga Llapna Sella
Të ballafaquara me kushte të këqija ekonomike, gratë serbe të Llapna Sellës kanë nisur të kërkojnë vetë rrugë për të mbijetuar ekonomikisht.
Shoqata për punësimin e grave Aveny është njëra nga rrugët. Kjo shoqatë ka mbledhur rreth 350 anëtare të Llapna Sellës, fshat ky afër Prishtinës i banuar me pjesëtarë të komunitetit serb.
Gordana Gjoriq, udhëheqëse e Aveny-s thotë se për shkak të papunësisë, gratë janë të diskriminuara dhe nuk kanë perspektive. “E dimë se gruaja është shumë e përgjegjshme kur është në pyetje familja dhe fëmijët, dhe do mundohet në të gjitha mënyrat që të sigurojë ushqimin dhe atë që është e nevojshme për një familje. Ne u ndihmojmë atyre, i këshillojmë se si të planifikojnë punët, bashkëpunojmë me agjenci të ndryshme dhe banka, ku do mund të gjendeshin fonde për financimin e projekteve”, thotë Gjoriq.
Gratë në këtë shoqatë merren me pune prodhuese, me tregti, por edhe me artizanat.
Në këtë fshat qendror të Kosovës është mundësuar prodhimi i qumështit, ëmbëlsirave, bimëve mjekësore dhe luleve. Por, gratë merren ende me punë dore, të cilat punime me pas i ekspozojnë. Por ende problem mbetet depërtimi në treg.
Një nga anëtaret e shoqatës që tashmë ka filluar të punojë është Gordana Steviq. Ajo përmes përkrahjes financiare ka nisur një biznes familjar për prodhimin ëmbëlsirave vendore.
“Përmes shoqatës Aveny, kam marrë një kredi nga IOM për prodhimin e embëlsirave. Me këtë punë merrem që 4 vjet. Në fillim ka qenë shumë më mirë, por tash është rritur konkurrenca, sillet malli edhe nga Serbia. Megjithatë konsumatorët janë ende këtu, pasi që janë të kënaqur me prodhimet tona”, thotë Zonja Steviq, duke shtuar se fitimi është sa për të mos lënë buxhetin familjar të zbrazët.
Megjithatë, jo të gjitha gratë kanë marë përgjigje pozitive. Për gratë me gjendje te keqe ekonomike, shoqata po përpiqet që të organziojë punë kolektive. Sipas Gordana Gjoiriqit nje aktivitet i tillë do të hapet në Llapna Selle. Por për një gjë të tillë tani mungojnë mjetet materiale.
“Këto janë gratë që më parë kanë punuar në YUMKO, ato dinë të qepin, por nuk kanë kushte në shtëpi. Ne kemi hartuar projektin, që ka të bëjë me prodhimin e tekstilit. E tëra do të kushtonte rreth 40 mijë euro. Kjo nuk është asgjë nëse merret parasysh se do të sigurohen të ardhura personale për të paktën 30 gra”, thotë Gjoriq, duke shtuar se për këtë projekt kanë kërkuar ndihmë nga institucionet e Kosovës dhe të Serbisë, por s’kanë marrë përgjigje pozitive.
Ajo thekson se perspektiva ekonomike mund të ndihmojë qëndrimin dhe kthimin e serbëve, pasi që të kthyerit duhet të kenë më se të jetojnë.
Gjoriq thotë se duhet të jenë agjencitë ndërkombëtare, UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës që duhet t’u ndihmojnë grave të këtij fshati.
“Pa kushte ekonomike është e sigurt se nuk mund të qëndrojme askund”, thotë Gjoriq.
Albana Isufi