Serbia duhet të pranoj një "vizion tjetër" për të ardhmen e Evropës Juglindore ose do të ballafaqohet me shtimin e izolimit dhe me rrënimin e perspektivës për raporte më të afërta me Bashkimin Evropian, shkruan sot e përditshmja londineze, Financial Times. Kjo pritet të jetë porosia kryesore e kryeministrit britanik, Tony Blair për kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica në takimin e nesërm në Londër. Sipas gazetës, Beogradi gjendet nën presion nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe nga administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që ta pranoj pavarësinë si "zgjidhjen më jo-problematike". Financial Times mëtutje shkruan për problemet e brendshme serbe dhe presionin që të mos hiqet dorë nga Kosova dhe që të ofrohet një "autonomi më e gjërë e mundshme", por në kuadër të sovranitetit të Serbisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.