Ndërlidhjet

GRAÇANICË


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka qëndruar sot në Kosovë për të shënuar përvjetorin e 617-të të Betejës së Kosovës, me të cilën kishte filluar sundimi otoman i Ballkanit. Koshtunica ka qëndruar në Manastirin e Graçanicës, duke e cilësuar këtë vend si më të mirin, për të përsëritur qëndrimin, sipas të cilit, siç tha ai, Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë pjesë e Serbisë. Së bashku me kryeministrin Koshtunica, në Kosovë sot ka qëndruar edhe shefja e Qendrës koordinuese serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviç - Iviç.
XS
SM
MD
LG