Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur kundër administratës së presidentit Bush në nje rast gjygjësor që ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit. Gjykata supreme amerikane tha se administrata e Bushit ka tejkaluar autoritetin e saj duke urdhëruar gjykime ushtarake për të dyshuarit për terrorizëm në burgun e Guantanamos. Gjykata ka vlerësuar se gjykimet ushtarake kanë qenë jo legale sipas ligjeve të SHBA-ve dhe konventës së Gjenevës. Rasti para gjykatës është fokusuar në qytetarin e Jemenit të paraburgosur në Guantanamo për katër vite pa u gjykuar. I paraburgosuri ka punuar si vozitës i Osama Bin Ladenit.
Presidenti Bush ka thënë se do ta marrë seriozisht vendimin Gjykatës Supreme, dhe shtoi se do të konsultojë Kongresin për mundësinë e përdorimit të gjykatave ushtarake.
XS
SM
MD
LG