Ekipi negociues i Kosovës ka pranuar ftesën e zyrës së Ahtisarit për të marrë pjesë në takimin e 11 korrikut në Vjenë ku do të diskutohet për trashëgiminë kulturore, ndërkohë që delegacioni nuk ka marrë ende ftesë zyrtare për takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet pas 20 korrikut. Ekipi negociator në takimin e sotëm i ka ftuar Nekibe Kelmendin dhe Arsim Bajramin të fillojnë hartimin e kushtetutës së re të shtetit të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.