Kryeministri irakian Nuri Al Maliki ka kërkuar hetime të pavaruara lidhur me akuzat për dhunimin dhe vrasjen e një adoleshenteje irakiane dhe familjes së saj nga ushtarët amerikanë. Ai ka shtuar se duhet riparë imuniteti që gëzojnë trupat amerikane në Irak. Drejtësia amerikane ka ngritur akuzat për rastin në fjalë ndaj një ish ushtari, derisa katër ushtarë që janë ende në shërbim në Irak janë nën hetime.
Në të tjera zhvillime forcat amerikane dhe ato irakiane kanë ndërmarrë një operacion në një spital të Ramadit, i cili përdorej nga kryengritësit si zonë e sigurtë për bashkrendimin e sulmeve.
Në të tjera zhvillime forcat amerikane dhe ato irakiane kanë ndërmarrë një operacion në një spital të Ramadit, i cili përdorej nga kryengritësit si zonë e sigurtë për bashkrendimin e sulmeve.