Kryeministri izraelit, Ehud Olmert ka hedhur poshtë ofertën për armëpushim të bërë nga kryeministri palestinez, Ismail Haniyah. Raportohet se zoti Olmert ka thënë se ai nuk dëshiron marrëveshje derisa militantët nga lëvizja Hamas e zotit Haniyah, që aktualisht e udhëheq qeverinë, nuk e lirojnë ushtarin izraelit, që u rrëmbye para afro dy javësh. Më se 30 palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë prej se Izraeli e filloi ofensivën ushtarake në Gazë para një jave.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.