Ndërlidhjet

TBILISI


Raportohet se rojtarët rusë kanë mbyllur të vetmin vendkalim tokësor me Gjeorgjinë, siç kanë shpjeguar ata për shkaqe të punëve ndërtimore. Kryeministri Zurab Nogaideli thotë se kjo mbyllje praktikisht ndalon eksportin e prodhimeve të Gjeorgjisë në Rusi. Guvernatori rajonal, Vassily Maglaperidze tha se mbyllja e pikës kufitare Verkhny Lars ishte e motivuar politikisht. Ministria e jashtme e Gjeorgjisë, në një kumtesë, këtë veprim e ka përshkruar si "hap jomiqësor dhe provokues". Marrëdhëniet ndërmjet Moskës e Tbilisit kohëve të fundit janë ashpërsuar dukshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG