Agjensitë ruse të lajmeve citojnë kreun e forcave të sigurisë ruse, Nikolai Patrushev, të ketë thënë se mbrëmë në Ingusheti është vrarë lideri i kryengritësve çeçen Shamil Basajev. Vrasjen e Basajevit e konfirmoi më vonë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Sipas zyrtarëve, lideri çeçen ka qenë duke planifikuar sulme terroriste në jug të Rusisë, gjatë kohës kur do të mbahet samiti i G8-tës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.