Së paku 135 persona kanë vdekur sot nga shpërthimet e njëpasnjëshme të bombave në sistemin hekurudhor në Bombai të Indisë. Zyrtarë të policisë bëjnë të ditur se së paku 250 persona kanë mbetur të plagosur. Qeveria e Indisë ka mbajtur menjëher mbledhje urgjente. "I dënoj këto sulme të turpshme ndaj qytetarëve tanë paqedashës. Ripërsëris përkushtimin tonë për të luftuar terrorin në të gjitha format", thuhet në deklaratën e kryeministrit indian. Të gjitha qytetet e mëdha të Indisë dhe aeroportet janë në gjendje të lartë alarmi, dhe të gjitha udhëtimet përmes linjave hekurudhore janë ndalur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Rusia dhe shtetet tjera i kanë dënuar fuqishëm sulmet.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.