Ndërlidhjet

VJENË


Më 18 dhe 19 korrik do të zhvillohen në Vjenë nën drejtimin e zëvendësnegociatorit për statusin e Kosovës, Albert Rohan dy takime mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi i parë do t'i kushtohet trashëgimisë kulturore dhe fetare. Bisedimet do përqëndrohen në zonat e sigurisë rreth manastireve ortodokse serbe, qendrave kulturore si dhe mekanizmave mbikqyrës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë fushë.
Më 19 korrik delegacionet do diskutojnë për decentralizimin, ku formimi i komunave të reja më shumicë serbe dhe Mitrovica do jenë temat kryesore.
Rohan do të takojë ndaras dy delegacionet dhe më pas do të jetë një takim i përbashkët mes ekipit të Kosovës, atij të Serbisë në praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG