Ndërlidhjet

BEJRUT


Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Libanit, duke goditur aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit dhe bllokuar portet libaneze.Sulmet vijnë pasi militantët e Hesbollahut rrëmbyen dje dy ushtarë izraelit. Ministri Isak Herzog ka thënë se Izraeli po i përgjigjet aktit të luftës të ndërmarrë nga Libani. Ndërkohë, zyrtarët e Libanit kanë thënë se ka arritur në 45 numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite. Libani është kundërpërgjigjur me sulmet në territoret izraelite duke plagosur 7 persona.
Presidenti Xhorgj Bush ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetën, mirëpo ai ka fajësuar Sirinë për pengimin që po i bënë arritjes së paqes në Lindjen e Mesme. Presidenti palestinez Mahmud Abas ka thënë se eskalimi i dhunës mund të çojë në luftë rajonale. Liderët tjerë botërorë kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuuara do të mblidhet nesër për të diskutuar situatën në Liban.
XS
SM
MD
LG