Bashkimi Evropian ka bërë sot thirrje për ndaljen e luftimeve dhe ka ofruar 10 milion euro ndihma për civilët të prekur nga luftimet. Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Baroso, me këtë rast ka deklaruar : "Mund të njoftoj se sot Komisioni Evropian ka ndarë 10 milion euro për nevojat më urgjente, dhe ne do të vazhdojmë të ndajmë solidaritetin tonë me civilët që po e pësojnë nga ky konflikt i tmerrshëm" ka thënë Baroso.