Ndërlidhjet

JERUSALEM


Aeroplanët izraelit kanë goditur shtyllat e linjave telefonike dhe televizive në jug të Libanit.
Izraeli po vazhdon me siç e ka quajtur invazionin e kufizuar në pjesën më të madhe të jugut të Libanit.
Mijëra ushtarë dhe rezervistë izraelit janë grumbulluar në kufi me Libanin. Ndërkaq mijëra civilë libanezë janë larguar nga zona.
Po sot militantët e Hezbollahut kanë gjuajtur më shumë se 65 raketa në qytetet në veri të Izraelit.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite Avi Pazner ka folur për sulmet e fundit të Hezbollahut. " Hezbollahu, si përfaqësues i Iranit, po përpiqet që të bëjë çdo gjë të prish jetën në Izrael. Ne pa ndalur do të shkatrrojmë potencialet e këtyre vrasësve" tha Pazner.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG