Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri izraelit i Mbrojtjes Amir Perec ka deklaruar se ofenziva në Liban do të vazhdojë dhe se përmes saj synohet dëbimi i guerilëve të Hezbollahut nga rrypi kufitar.
Ministri Perec pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Frank Walter Shtainmair ka thënë se Izraeli është i gatshëm të pranojë vendosjen e paqëruajtësve ndërkombëtarë në jug të Libanit. Perec ka vënë në pah se kjo forcë do të duhej të udhëhiqej nga NATO.
Bisedimet me ministrin gjerman ishin të parat në vargun e takimeve diplomatike që kanë për qëllim përfundimin e konflikteve.
Vonë pasdite në Lindjen e Mesme arrin edhe sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG