Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs ka biseduar me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krizën në Liban.
Para takimit Olmert tha se vendi i tij është i vendosur për të vazhduar ofensivën kundër Hezbullahut. Olmert shtoi se Izraeli po përdor "të drejtën e tij bazë për vetmbrojtje".
Nga ana tjetër gjatë konferencës për shtyp me homologen e saj izraelite Xipi Livni sekretarja amerikane Rajs theksoi se çështjet humanitare janë të një rëndësie të veçantë.
"Do diskutojmë gjetjen e një armëpushimi të qëndrueshëm dhe si të zgjidhim problemet humanitare me të cilat përballet populli libanez. Mendoj se çdokush dëshiron të shohë civilët e pafajshëm në kushte më të mira se ato aktuale", tha Rajs.
Më pas ajo është takuar dhe me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abbas. Rajs përsëriti nëvojën e zgjidhjes së konfliktit përmes krijimit të dy shteteve, atij izraelit dhe palestinez në paqe me njëri-tjetrin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG