Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ia doli të arrijë pajtueshmëri për tekstin e deklaratës që dënon vrasjen e katër vëzhguesve të OKB-së, nga një sulm izraelit në Liban. Teksin e kishte propozuar Kina. Shtetet e Bashkuara nuk u pajtuan me terminologjinë e përdorur, që ishte kritike ndaj Izraelit. Ja se si e shpjegoi këtë çështje, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton:
- Objektiv i Shteteve të Bashkuara këtu është që të bëhet një deklaratë e përshtatshme dhe në kohë lidhur me vrasjen e katër vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara, e jo për ta bërë këtë deklaratë një mënyrë jokorrekte për hyrje në armëpushim ose çështje të tjera më të gjëra politike ose ushtarake.
XS
SM
MD
LG