Ndërlidhjet

JERUSALEM


Aeroplanët ushtarakë izraelitë dhe artileria sot kanë vazhduar të godasin caqe në Libanin jugor. Armata thotë se nëntë ushtarë të saj janë vrarë në luftimet me militantët e Hezbollahut afër qytetit kufitar Bint Jbeil të Libanit. Poashtu afro 20 ushtarë izraelitë janë plagosur në luftimet në jug të Libanit. Një gjeneral izraelit ka thënë se luftimet do të vazhdojnë edhe gjatë disa javëve të ardhshme. Sot, poashtu, militantët e Hezbollahut kanë hedhur më se 130 predha raketore në Izraelin verior, me ç'rast janë plagosur shumë persona.
Ndërkohë, njeriu i dytë i rrjetit terrorist Al Kaida, Aiman Al Zawahri, u ka bërë thirrje sot muslimanëve të luftojnë kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG