Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti pajtueshmëri për tekstin e deklaratës që dënon vrasjen e katër vëzhguesve të OKB-së, nga një sulm izraelit në Liban. Tekstin e kishte propozuar Kina. Shtetet e Bashkuara nuk u pajtuan me terminologjinë e përdorur, që ishte kritike ndaj Izraelit.

KUALA LAMPUR/MALAJZI
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar që Siria dhe Irani të mos i dëmtojnë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Liban. Gjatë udhëtimit të saj për në Malajzi, ajo u tha reporterëve se Sirisë nuk do të duhej t'i lejohej që përsëri ta kthejë ndikimin në Liban dhe ka akuzuar Iranin për mbështetje të "elementëve ekstremistë".Rice ka shprehur edhe shqetësimin për gjendjen humanitare në Liban.

BAGDAD
Nga sulmet me mortaja dhe me një makinë bombë, kryengritësit sot kanë vrarë së paku 25 vetë në Bagdad, kanë kumtuar autoritetet. Me këtë rast janë plagosur afro 45 vetë.
XS
SM
MD
LG