Tre ushtarë izraelit dhe 20 luftëtarë të Hezbollahut raportohen të vrarë nga luftimet e sotme në jug të Libanit.
Televizioni Al Arabia ka lajmëruar se ushtarët janë vrarë gjatë përleshjeve në fshatin kufitar Aita al Shaab. Njëkohësisht, ushtria izraelite ka thënë se i ka vrarë 20 luftëtarë të Hezbollahut gjatë 48 orëve të fundit.
Luftimet e fundit vijnë pasi qeveria izraelite vendosi të zgjerojë ofenzivën tokësore në jug të Libanit.
Kryeministri Ehud Olmert pati deklaruar se nuk do të ketë armëpushim derisa kërcënimet e Hezbollahut për sigurinë e Izraelit të largohen. Gjatë 24 orëve të fundit në fshatin Kana të Libanit u varrosën 54 civilët e vrarë nga sulmet izraelite, shumë prej tyre fëmijë dhe gra.