Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i Kosovës e ka konfirmuar sot pjesëmarrjen në takimet e rradhës në Vjenë të thirrura që të mbahen më 7 dhe 8 gusht, ku do të diskutohet sërish për decentralizimin dhe pozitën e pakicave pas statusit. Pas një takimi të shkurtër që mbajti sot Ekipi Negociator, zëdhënësi Skender Hyseni tha se Prishtina është e përgatitur edhe për këtë raund të bisedimesh. Për decentralizimin, Skender Hyseni tha se është caktuar sërish ekipi i njëjtë, me në krye zëvëndëskryeministrin Lutfi Haziri, kurse për takimin ku do të diskutohet korniza për pozitën e pakicave në Kosovën e pas statusit, përbërja e delegacionit do të caktohet në fund të javës.
XS
SM
MD
LG