Delegacioni i Kosovës ka caktuar sot ekipet përfaqësuese për dy takimet e radhës në Vjenë.
Ekipin për decentralizimin do ta udhëheqë zëvendeskryeministri Lutfi Haziri, ekipin për takimin lidhur me pozitën e pakicave në Kosovë, do ta udhëheqë Veton Surroi. Delegacioni ka miratuar dhe platformën e Prishtinës për komunitetet pakicë. Nga Zyra e Ahtisarit në Vjenë sot është konfirmuar mbajtja e takimit për decentralizimin më 7 gusht, ndërkohë që peër shkak të kërkesave të Beogradit për shtyrjen e takimit të 8 gushtit lidhur me pakicat, Vjena është ende duke diskutuar me palët në bisedime për daten e saktë të mbajtjes së tij.