Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kritikuan dënimin e katër vëzhguesve të zgjedhjeve në Bellorusi dhe thanë se do vendosin sanksione për zyrtarët që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të qytetarëve bellorusë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack e quajti gjykimin "të motivuar politikisht", dhe kërkoi lirimin e 4 anëtarëve të grupit të pavarur të vëzhguesve.
Shqetësime shprehu edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Kreu i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Belgjikës Carel De Gucht tha se dënimet e vëzhguesve nuk korrespondojnë me akuzat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG