Në Tribunalin e Hagës sot vazhdoi procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Serbisë, Millan Millutinoviq dhe ish pesë zyrtarëve të lartë të Serbisë, të akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Sot avokatët mbrojtës po i shtrojnë pyetje dëshmitarit të prokurorisë, Fred Abrahams, i cili si veprimtar i organizatës Human Right Watch ishte në Kosovë në periudhën 1998-99.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.