Ndërlidhjet

HAGË


Në gjykimin e ish presidentit të Serbisë Millan Millutinoviq në Tribunalin e Hagës, dëshmitari i prokurorisë Fuat Haxhibeqiri deklaroi se forcat serbe kanë kryer shumë krime ndaj shqiptarëve para dhe gjatë luftës së vitit 1999.
Ish drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Gjakovë, tha se më 23 mars 1999, policia ka hyrë në zyrat e këshillit dhe i ka arrestuar të gjithë kolegët e tij.
Ai tha se më 7 maj 1999, pas një përleshjeje mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë, janë shkatërruar 300 shtëpi dhe janë vrarë 106 njerëz.
Haxhibeqiri i konfirmoi edhe akuzat e prokurorisë për dëbimin sistematik të shqiptarëve nga Gjakova dhe shkatërrimin e pronës së tyre nga forcat paramilitare serbe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG