Ndërlidhjet

SHKUP


Simpatizantët e Bashkimit Demokratik për Integrim sot sërish organizuan bllokadë gjysëm orëshe të rrugëve magjistrale në Maqedoni, në shenjë proteste për vendimin e mandatarit Nikolla Gruevski që kjo parti të mos marrë pjesë në qeveri, edhe pse fitoi më së shumti vota nga shqiptarët.
Bllokadat u organizuan në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Tetovë, Dibër dhe Strugë.
"Do t'i vazhdojmë bllokadat derisa të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Maqedoni dhe derisa disa politikanë nuk e kuptojnë se në Maqedoni pas Marrëveshjes së Ohrit ekziston një realitet i ri", thuhet në një komunikatë të BDI-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG