Ndërlidhjet

JERUSALEM


Vazhduan edhe sot luftimet mes forcave izraelite dhe guerilës së Hezbollahut në Libanin jugor.
Një ushtar izraelit u vra dhe 5 u plagosën nga një predhë anti-tank në afërsi të fshatit Bint Jbeil. Ushtria e Izraelit tha se tha se u vranë edhe 15 luftëtarë të Hezbollahut, ndërsa dy ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë shkëmbim zjarrit në fshatin Labounna.
Hezbollahu njoftoi se ka shkatërruar 2 tanke izraelite.
Ndërkohë, aeroplanët izraelitë bombarduan zona të ndryshme, ndërsa Hezbollahu ka shkrepur disa raketa në veri të Izraelit.
Po sot, të paktën 6 veta u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor.
Më shumë se 950 njerëz e kanë humbur jetën në Liban prej fillimit të konfliktit, i cili u nxit kur Hezbollahu rrëmbeu dy ushtarë izraelitë më 12 korrik. Gjithashtu janë vrarë edhe rreth 100 izraelitë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG