Ndërlidhjet

LONDËR


Autoritetet britanike thanë se policia ka parandaluar një komplot terrorist që planifikonte të hedhë në erë disa aeroplanë gjatë fluturimit.Policia tha se plani parashihte që eksplozivi të fshehet në valixhet e dorës në fluturimet prej Britanisë në Shtetet e Bashkuara. Deri tash janë arrestuar 21 veta ndërsa siguria në aeroportet britanike është shtuar. Zëdhënësi i lartë i policisë, Paul Stephenson, e përshkroi komplotin se ai mund të shkaktonte vrasje masive në shkallë të paimagjinueshme. Departamenti i Transportit ka vendosur rregulla të reja për masat e sigurisë në aeroportet e Britanisë së Madhe.
Pasagjerët nuk do të lejohen të marrin bagazh në dorë në asnjë fluturim për në Britaninë e Madhe, sipas departamentit.
Në bord të avionit do të lejohen vetem mjete më të domosdoshme-pasaporta dhe portofole, dhe këto të vendosura në çanta transparente plastike.
Presidenti amerikan Xhorgj Bush ka thënë se dështimi i komplotit tregon se Shtetet e Bashkuara janë ende në luftë me "fashistët islamik" edhe pesë vite pas sulmeve ajrore të 11 shtatorit.
"Ky vend është më i sigurt se në shtator të vitit 2001.Ne kemi ndërmarrë shumë masa të mbrojnë amerikanët. Por, është e qartë ne nuk jemi plotësisht të sigurtë sepse ekzistojnë njerëz të cilët ende dëshirojmë të na dëmtojnë neve për atë që ne besojmë" tha Bush.
XS
SM
MD
LG