Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pas zhvillimeve të fundit në aeroportin Heathrow të Londrës, masat e sigurisë janë shtuar edhe në aeroportin e Prishtinës në Sllatinë. Zëdhënësi I aeroportit, Skender Bucolli tha se masat e shtuara janë ndërmarrë nga sigurimi I aeroportit dhe forcat e policisë. Sipas tij, fluturimet janë duke u zhvilluar sipas orarit të paraparë, por me një kontrollë më të rreptë të bagazheve dhe vetë udhëtarëve.
XS
SM
MD
LG