Ndërlidhjet

LONDËR


Britania mbetet në shkallën më të lartë të gatishmërisë pas dështimit të komplotit për hedhjen në erë të një numri aeroplanësh. Kjo është bërë e ditur nga ministri i brendshëm britanik, Xhon Rid.
Gjatë një konference për shtyp Rid tha se të dyshuarit kryesorë për komplotin në fjalë janë në burg, por shtoi se "asgjë nuk është 100% e sigurt".
"As policia dhe as qeveria nuk mund të thonë se gjithçka është nën kontroll. Ky është një operacion që vazhdon ndaj dhe agjencitë e kundër terrorizmit këshillojnë që shkalla e rrezikut të vazhdojë të mbetet kritike, si masë parandaluese, në mënyrë që të mbrojmë publikun", tha Rid.
Banka qëndrore britanike ka bërë të ditur se xhirollogaritë e 19 nga 24 të arrestuarve për komplotin e fundit janë ngrirë. Shumica e tyre janë banorë të Londrës rreth të 20-ve.
Autoritetet pakistaneze thanë se kanë arrestuar shtatë persona dy nga të cilët janë britanikë me origjinë paksitaneze. Ata planifikonin t'i fusnin përbërësit e bombave si pije në aeroplanë.
XS
SM
MD
LG