Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i ri i administratës ndërkombëtare në Kosovë Joachim Ruecker, sot e ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës.
"UNMK-u dhe KFOR-i e kanë shtuar praninë e tyre në veri dhe mendoj se ky ishte zhvillimi më i rëndësishëm në muajt e fundit. Ne nuk mundemi dhe nuk e pranojmë ndarjen si opcion", ka thënë ai.
Ruecker se pret që të jetë kryeadministratori i fundit në Kosovë, dhe u zotua se prioritet i tij do të jetë që t'u japë 2 milionë banorëve të Kosovës një "perspektivë të qartë".
Diplomati gjerman u emërua në këtë post nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, të hënën më 14 gusht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG