Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një ushtar amerikan e ka humbur jetën në betejë provincën Anbar në Irak. I vrari është i 10-ti nga radhët e ushtrisë amerikane që gjatë këtij muaji e humbën jetën në provincën Anbar, e cila kufizohet me Sirinë. Po sot, nga shpërthimi i një bombe në Bagdad janë vrarë katër persona dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.