Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti i Afganistanit Hamid Kharzai e ka dënuar sulmin ajror të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, në të cilin, sipas zyrtarëve afganë, janë vrarë të paktën 10 policë kufitarë. Zoti Kharzai tha se ishte "i shokuar dhe i zemëruar" nga incidenti, i cili ndodhi të enjten më 17 gusht në provincën Paktia afër kufirit me Pakistanin. Ushtria amerikane tha se po zhvillon hetime lidhur me këto raporte. Po sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për vrasjen e një ushtari amerikan në Afganistanin lindor.
XS
SM
MD
LG