Ndërlidhjet

BEOGRAD


Prokuroria për krime të luftës ka ngritur aktpadi kundër dy ish pjesëtarëve të njësiteve speciale të policisë, që dyshohen për vrasjen e shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, vëllezërve Bytyçi në korrik, 1999.
Të akuzuarit janë Sreten Popoviç nga Nishi dhe Millosh Stojanoviç nga Krushevci.
"Kufomat e vëllezërve Bytyçi me duar të lidhura janë zbuluar në vitin 2001 në varrezën masive në Petrovo Sello", thuhet në njoftim.
Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftuan në Kosovë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të "Brigadës së Atlantikut", ndërsa nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut 2001, në Prokuple e vuajtën dënimin prej 15 ditë burg për shkak të kalimit ilegal të kufirit.
Pas lirimit, ata janë marrë nga dy të pandehurit dhe u janë disa dorëzuar personave të maskuar, pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilët më pas i kanë vrarë.
XS
SM
MD
LG